21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ibërdemaj: Rugovasit nuk i shkatërrojnë institucionet, por s’ka qetësi nëse ratifikohet Demarkacioni

Ali Ibërdemaj, përfaqësues i fshatrave të Rugovës, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Bëj lutje tek Qeveria dhe deputetët që të mos bëhet kjo marrëveshje. Nuk do të ketë qetësi nëse ratifikohet ajo. Nuk e pranojmë, nuk do ta pranojmë kurrë”, ka thënë ai.
Ibërdemaj nuk pajtohet me sulme ndaj institucioneve, siç ishte ai i së enjtes ndaj Kuvendit të Kosovës.
“Sulmin e mbrëmshëm nuk e vlerësoj në mënyrë të mirë. Ajo çka është duke u bërë në emër të kufirit, ishte mbledhja ku krejt Kosova mund të reagonte”.
“Unë si kryetar nuk mundem me ndalë askënd, mirëpo rugovasit nuk e bëjnë atë. Ne nuk i shkatërrojmë institucionet tona”.
“Unë nuk kam informata se kush mund të jetë ky person. Prej datës 3 nuk mund të garantoj për asgjë çfarë ndodhë”, tha Ibërdemaj, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img