23.7 C
Pristina
Wednesday, August 4, 2021

Buy now

spot_img
Array

Ibrahim Tatlises sjellë këngën e parë pas shtatë vjetëve pauzë

Ibrahim Tatlises ka shkuar në studiot muzikore për herë të parë pas shtatë vjetëve.

Këngëtari turk para disa vjetëve ishte pranë vdekjes, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome.

Por pas një shërimi intensiv, 66-vjeçari i është rikthyer skenave muzikore duke kënduar një këngë të vjetër turke.

“Yaylalar”, i cili u publikua gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme, deri më tani është shikuar rreth 450 mijë herë në YouTube.

“Pas 7 vjetësh, me këngën “Yaylalar”, unë them vazhdojmë. Urime të gjithëve dhe shpresoj se kjo këngë do t’i sjell moral ushtarëve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Insagram, Tatlises.

Kujtojmë se këngëtari ishte me disa artistë të tjerë në Afrin për t’iu dhënë moral ushtarëve turq në luftën kundër kurdëve në Siri.

Ndryshe, Tatlises ka paralajmëruar edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,884FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles