9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ibrahimovic ka klauzolë nëse shënon 19 gola

Zlatan Ibrahimovic-Manchester United, një martesë e destinuar për të zgjatur minimalisht edhe dy sezone të tjera.

Gjiganti suedez dhe klubi britanik janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes.

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, Ibra është ende në gjendje të bëjë diferencën në fushën e lojës dhe Jose Mourinho kërkon ta ketë pjesë të projektit të tij deri në vitin 2019.

Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në fund të sezonit, por klauzola parashikon se nëse ai e kalon kuotën e 19 golave sezonale, atëherë rinovimi do të bëhet automatik.

Aktualisht, Ibra numëron 14 gola me fanellën e Manchester United, por nuk është aspak e vështirë që ai të prekë kuotën e nënvizuar në kontratë pasi do të luajë ende edhe një pjesë sezoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img