15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Imer Imeri godet Rexhep Selimin për krime të luftës

Imer Imeri, vëllai i aktivist të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka treguar se si është mbajtur në burg gjatë luftës nga komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Imeri ka thënë se në luftë ishte burgosur nga Sabit Geci dhe ishte rrahur nga ai dhe disa të tjerë.

Ai ka treguar në Zona e Debatit në Klan Kosova se mes atyre që e kanë rrahur ka qenë edhe një grua, për të cilën më pas ka marrë vesh se është bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Atje ka qenë një femër, na ka rrahur, është quajtur Shqipe”, ka thënë Imeri. “Na ka rrahur me thupër”, ka treguar ai.

Ai ka thënë se emrin e saj e ka mësuar nga ushtarët.

“Kam deklaruar në EULEX se kush na ka rrahur. Por nuk ia dija mbiemrin”, ka thënë Imeri.

“Mbiemrin ia kam mësuar para 2-3 muajsh”, ka treguar ai.

“Zonja ishte Shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit”, është shprehur Imeri.

Ai ka thënë se shokët e Rexhep Selimit ia kanë konfirmuar se bëhet fjalë për bashkëshorten e tij.

“Atëhere kishte mbiemrin Mehmeti. Por atëherë s’e kam ditur fare”, ka thënë Imeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img