10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

“Imigrantët xhihadistë vrasin vetëm dy amerikanë në vit, kurse ndodhin 11.737 vrasje në SHBA ku vrasësi është amerikan”

Kim Kardashian ka reaguar ndaj vendimit të Donald Trump për të ndaluar hyrjen e refugjatëve myslimanë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i ri amerikan ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, sipas të cilit u ndalohet përkohësisht hyrja në SHBA refugjatëve nga disa vende myslimane.

Vendimi kundërthënës, i cili ka nxitur protesta në gjithë vendin, ka shkaktuar edhe reagime nga personalitet e njohura të shoubizit, por edhe nga politikanët.

Në këtë listë është përfshirë edhe Kardashian, e cila ka publikuar në Twitter një grafikë për të treguar numrin e amerikanëve që humbin jetën gjatë vitit nga rrethana të ndryshme.

Sipas këtyre të dhënave, vetëm dy amerikanë vriten në vit nga imigrantët xhihadistë myslimanë, teksa në vit ndodhin 11.737 vrasje ku vrasësi është amerikan.

Postimin e saj, 36-vjeçarja e ka përshkruar thjesht: “Statistika”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img