-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Import 254 milionë, eksport 100 milionë: Tregtia Kosovë-Shqipëri në top 15 produkte

Raportet tregtare mes Kosovës e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar janë bërë publike. Sipas të dhënave të fundit, del se Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 254 milionë euro, derisa ka eksportuar mbi 100 milionë euro.

Kosova duket se blen goxha shumë mallra në Shqipëri. Por, kjo nuk po ndodh ngjashëm me Shqipërinë.

Nga të dhënat e fundit të Doganës së Kosovës, ka dalë se qytetarët dhe bizneset e Kosovës kanë importuar mallra nga Shqipëria në vlerë të 254 milionë eurove.

Kurse, eksporti për në shtetin “vëlla” nuk ka qenë shumë i lartë, është sjell tek 100 milionë euro.

“Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 254 milionë euro, derisa ka eksportuar mbi 100 milionë euro mallra”, thuhet në të dhënat e doganës.

Sipas të dhënëve Kosova, Shqipërinë e ka partnerin e tetë sa u përket importeve, derisa kjo e fundit renditet si partneri i tretë i Kosovës për nga eksportet.

Në bazë të këtyre shifrave, Shqipëria mbulon rreth 4.5 për qind të importeve të përgjithshme të Kosovës, derisa 11 për qind e eksporteve të Kosovës shkojnë në Shqipëri.

Si për import ashtu edhe për eksport, Kosova me Shqipërinë më së shumti shkëmbime tregtare kanë pasur me hekur dhe energji elektrike.

top 15 produktet që Kosova importoi dhe eksportoi në Shqipëri gjatë vitit 2022, duke u bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës.

Importet nga Shqipëria në Kosovë

1-Shufra çeliku në vlerë prej 107.6 milionë euro

2-Energji elektrike – 16.4 milionë euro

3-Çimento Portland, jo e bardhë – 22.3 milionë euro

4-Preparate sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane – 6.9 milionë euro

5-Profile alumini – 6.6 milionë euro

6-Bitum nafte – 5.1 milionë euro

7-Ujë mineral 3.3 milionë euro

8-Qumësht me yndyrë mbi 1% – 3 milionë euro

9-Domate te freskëta – 3 milionë euro

10-Shalqinj – 2.3 milionë euro

11-Xeherore dhe koncentrate nikeli – 2.2 milionë euro

12-Pije freskuese – 2.1 milionë euro

13-Speca të freskëta – 2 milionë euro

14-Tranguj – 1.9 milionë

15-Patate – 1.2 milionë euro

Eksportet e Kosovës në Shqipëri

1-Mbetje të hekurit – 16.7 milionë euro

2-Energji elektrike – 6.6 milionë euro

3-Skrap dhe mbetje tjera alumini – 6 milionë euro

4-Pije freskuese – 4.9 milionë euro

5-Kafshë për therje dhe mish gjedhi – 2.6 milionë euro

6-Pllaka, fleta, filma, prej plastike – 1.9 milionë euro

7-Vaj ushqimor luledielli – 1.7 milionë euro

8-Dyshekë të ndryshëm – 1.5 milionë euro

9-Krunde gruri – 1.1 milionë euro

10-Sapun për tualet 1.1 milionë euro

11-Birrë me dhe pa alkool – 907 mijë euro

12-Miell gruri – 872 mijë euro

13-Jorganë dhe jastëkë të ndryshëm – 820 mijë euro

14-Zhavorr i lyer me katran për të shtruar rrugët – 640 mijë euro

15-Serra – 550 mijë euro

Qeveritë shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë janë mbledhur disa herë vitet e fundit me qëllim për të lehtësuar tregtinë mes dy vendeve dhe shtuar shkëmbimet tregtare.

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja.

Vlera e mallrave të importuar është 5 miliardë e 603 milionë euro apo 20 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro.

Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, derisa 371 milionë vetëm nga Serbia.

Dogana e Kosovës ka treguar se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1 miliard e 531 milionë euro apo 11.23 për qind më shumë./ Monitor/

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img