10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Inaugurimi i presidentit të ri të Malit të Zi, në ceremoni merr pjesë edhe Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Presidenca ka bërë me dije se pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatoviq pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

“Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović.

Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img