10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Inaugurohet Qendra e Përpunuesve të Drurit në Greme

Si pjesë e projektit “Rritja e konkurrueshmërisë, kualitetit të prodhimit dhe shitjeve të përpunuesve të drurit në komunat Ferizaj, Kaçanik dhe Shtërpce” mbahet sot ceremonia e inaugurimit të Klasterit për Përpunuesit e Drurit në Greme – Ferizaj.
Në ceremoninë  marrin pjesë Kryesuesi i njësisë së Operacioneve të Zyrës së BE në Kosovë Christof Stock, Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa,Kryetari i Komunës së Ferizajit Muharrem Svarqa si dhe Drejtori i BSCK Besnik Krasniqi.
Gjatë këtij projekti janë realizuar objektivat si formimi dhe anëtarësimi në Klasterin-Shoqatën e Përpunuesve të Drurit, (tani Klasteri/shoqata ka mbi 50 anëtarë, e fuqizuar nga projekti me trajnime, vizita studimore në Klastere të Përpunuesve të Drurit në Kroaci, Slloveni dhe Austri, me ueb site dhe shumë materiale promovuese të Qendrës për të ardhmen.
Ndërtimi i Qendrës së Përpunuesve të Drurit në Ferizaj me sipërfaqe prej 600 m2, ku do te ketë mundësi për ofrimin e shërbimeve përmes makinerive për përpunim të drurit. Mjetet e shpenzuara për këtë objekt janë: 160,345.44 Euro.
Furnizimi me makinën CNC dhe makinave përcjellëse , të cilat do të ofrohen nga kjo Qendër për përpunuesit e drurit nga Ferizaji por ku do te përfitojnë edhe komuna e Kaçanikut dhe Shtërpcës.
Mjetet e shpenzuara për këto pajisje janë : 158,263.00 Euro
Furnizimi me Kompjuter, Inventar dhe Sistem te monitorimit (alarmi me kamera) te Qendrës në vlerë prej: 9,546.57 Euro.
Trajnime për shkathtësitë e përgjithshme menaxheriale, Menaxhimi i Resurseve, Kujdesi ndaj konsumatorit, Marketing, Shitje dhe Standardizim (34 pjesëmarrës – projekti ishte për 30 pjesëmarrës).
Çertifikim për ISO standarde të kualitetit ISO 9001 dhe ISO 14001 për 13 Kompani (projekti ishte për 10 ndërmarrje/kompani).
Krijimi i kompetencave të makinerisë CNC për 30 pjesëmarrës (studentët nga USHA/Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj – Drejtimi i përpunuesve të drurit, nga kompanitë e përpunuesve të drurit, dhe të papunë nga sektori i njëjtë) në shkollimin joformal profesional nëpërmes një trajnimi mjeshtri/zejtar të përpunimit të drurit, “Wood  .
Si dhe vizita studimore në një panair në Virovitica/Kroaci dhe vizita Klasterëve të përpunuesve të Drurit në Slloveni, Austri dhe Kroaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img