9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Inaugurohet shkolla që do të punojë me sistem amerikan

Në objektin modern shkollor Akademia Kosovare për Lidership në Mitrovicë, në të cilën mund të mësojnë 500 nxënës, Organizata Joqeveritare amerikane “Global Neighbors” ka investuar 5.3 milionë dollarë. Ajo do të punojë sipas rregullave dhe ligjeve kosovare sa i përket edukimit, por që sistemi i punës do të jetë amerikan
Mitrovica është bërë edhe me një objekt tjetër modern shkollor falë Organizatës Joqeveritare amerikane “Global Neighbors”. “Global Neighbors” ka investuar 5.3 milionë euro për ndërtimin e objektit të Akademisë Kosovare për Lidership, në të cilën mësimet mund t’i ndjekin 500 nxënës dhe e cila do të punojë me sistemin amerikan.
Në aktin e përurimit të këtij objekti shkollor kanë marrë pjesë edhe Duane Early, drejtor ekzekutiv i “Global Neighbors Inc”, Rodney Woods, kryetar i Bordit të shkollës, Nadine Hennesey, drejtoreshë e shkollës, përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale e qendrore dhe të atyre ndërkombëtare, profesorë të shkollës nga Amerika dhe Kosova, nxënës, prindër si dhe shumë mysafirë.
Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, tha se qytetarët e Mitrovicës dhe ai vetë ndjehen tepër të lumtur për inaugurimin solemnisht të Akademisë Kosovare për Lidership, shkruan gazeta “Zeri”.
“Mirëpo, besoj se më të gëzuar janë të rinjtë e komunës tonë, pasi që ata nga dita e sotme kanë një mundësi më shumë që të bëhen pjesë e një institucioni arsimor që ofron kushte ideale për edukim dhe arsimim të gjithanshëm dhe bashkëkohor, institucion i cili do të punojë sipas rregullave dhe ligjeve kosovare sa i përket edukimit, por që sistemi i punës do të jetë amerikan, duke promovuar kështu vlerat amerikane dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis Kosovës dhe SHBA-ve”, tha Bahtiri./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img