7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

“Individualisht dhe penalisht përgjegjës”, publikohet aktgjykimi ndaj Salih Mustafës

Gjykata Speciale në Hagë, e ka publikuar aktgjykimin e plotë për rastin e Salih Mustafës.

Në aktgjykim thuhet se Mustafa, është individualisht dhe penalisht përgjegjës për akuzat që rëndojnë mbi të, sic janë: ndalimi arbitrar, trajtimi mizor dhe torturimi i të paktën gjashtë personave.

“SPO konstaton se z. Mustafa është individualisht përgjegjës penalisht për ndalimin arbitrar, trajtimin mizor dhe torturimin e të paktën gjashtë personave në ZDC, përafërsisht ndërmjet 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, dhe vrasjes së një personi, [REDAKTUAR] ( Viktima e vrasjes), afërsisht nga 19 prilli 1999 deri në fund të prillit 1999”, thuhet në aktgjykim.

“Sipas PSP-së, i Akuzuari është individualisht penalisht përgjegjës sipas nenit 16(1)(a) të Ligjit për kryerjen fizike të akteve të caktuara në themel të krimeve të akuzuara sipas Akuzave 1-3, dhe/ose ka kryer disa ose të gjitha veprimet në bazë të akuzave për krime sipas Pikave 1-4 përmes një forme bazë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale (NPK I)”, vijon aktgjykimi.

Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ky dënim është një nga dënimet më të rënda që i janë dhënë dikuj për krimet e pasluftës.

Kështu, Nebojsha Pavkoviq është përgjegjës për disa prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, nën akuzat për vrasje e deportim të shqiptarëve, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burgim.

Tribunali e bëri fajtor komandantin e Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave për shumë krime që ndodhën në Reçak, Rahovec, Krushë e në Suharekë.

Dënim më i ulët se ai që iu shqiptua të premten Salih Mustafës, u dha edhe për Vlastimir Dordeviq, i cili u dënua edhe për vrasje të fëmijëve dhe grave. Dordeviq ishte dënuar me 18 vjet burgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img