8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Infermierës që vidhte barna në QKUK i shtohen edhe 6 muaj burg

Gjykata e Apelit ka vendosur që infermierës së QKUK’së me inicialet E.R-S, ti vazhdohet burgimi edhe për gjashtë muaj.
E.R-S  është akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dënimi më kusht i shndërrohet në dënim me burgim efektiv.
“Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda  i Gjykatës së Apelit , e ka miratuar ankesën e prokurorisë, kundër  një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2016, sipas të cilit e akuzuara E.R-S. ishte shpallur fajtore dhe ishte dënuar me 1 vjet burgim me kusht.
Gjykata e Apelit vendosi që  aktgjykimi në fjalë të ndryshohet vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, dhe e gjykoj të akuzuarën me  1 vjet e 6 muaj burgim efektiv.
E.R-S. ishte gjetur fajtore për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës, apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1, i Kodit  Penal ti Kodit  Penal të Republikës së Kosovës.
Kolegji ka konstatuar se gjykata e shkallës se parë me rastin e shqiptimit të dënimit, nuk i ka vlerësuar mirë të gjitha rrethanat, kur kihet parasysh pesha e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e saj dhe mënyra se si është kryer, pasi që e pandehura, duke qenë kryeinfermiere në një repart të QKUK-së,  ka marr albumina pa përshkrimin e terapisë nga mjekët, ka ndërhyrë në historinë e pacienteve, duke shënuar se te njëjtit i kanë marrë albuminat, duke shënuar inicialet e infermiereve te cilat fare nuk kanë qenë në ndërrim dhe kështu drejtpërdrejtë ka rrezikuar shëndetin e pacienteve si dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës- Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 28 mijë euro”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave, përcjell PrishtinaPress.eu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img