10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Intensifikohet bashkëpunimi i juristëve dhe avokatëve të diasporës me OAK-un

Ministri i Diasporës, Valon Murati, sot, priti në një takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.
Qëllimi i këtij takimi, bëhet e ditur përmes një komunikate, ishte realizimi i rekomandimeve të dala nga konferenca me juristë e avokatë shqiptarë nga diaspora.
“Një nga rekomandimet e dala nga kjo konferencë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet juristëve dhe avokatëve shqiptare të diasporës dhe avokatëve e institucioneve të Kosovës ishte publikimi i listës së juristëve dhe avokatëve të diasporës në uebfaqen e Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Murati ia dorëzoi listën e juristëve dhe avokatëve të diasporës Havollit, thuhet më tutje.
Publikimi i kësaj liste do të mundësojë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet juristëve e avokatëve të diasporës dhe avokatëve – anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe institucioneve të tjera të Kosovës. Po ashtu, kjo listë ka rëndësi, meqë mundëson kontaktet mes tyre, angazhimin dhe përfaqësimin e avokatëve në vende të ndryshme jashtë Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img