10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Intervistë me Avokatin Xhevdet Smakiqi

Intervistë me Avokatin Xhevdet Smakiqi.

Intervistoi: PrishtinaPress.

Cilat janë sfidat e funksionimit të Gjykatës Speciale?

Si ka filluar gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, Thaqi e të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë?

Prezantimi i fjalës hyrëse të ZPS dhe  Mbrojtës?

Çka pritet sipas Avokatit Xhevdet Smakiqi të ndodh në procesin gjyqësor në Hagë?

Refleksionet e gjykimit në skenën politike të Kosovës dhe shoqërinë kosovare?

Mos dekretimi i Kryeprokurorit të Kosovës nga Presidentja Osmani Sadriu?

Zhvillimet politike në vend.

Për të gjitha këto tema shumë kruciale për Kosovën përgjigjet Avokati kosovar kritik dhe i zëshëm në publik Xhevdet Smakiqi.

Prishtinapress:

Ztr. Avokat Smakiqi si e shihni funksionin e Dhomave të Specilaizura të Kosovës që në diskursin publik njihen si Gjykata Speciale?

Av.Xhevdet Smakiqi:

Sipas funksionit që ka me Ligjin për Dhomat e Specializura dhe amandament 24 të Kushtetutës së Kosovës, e komfor bartjes së sovranitetit me marrëveshjen ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, funksionin e kësaj gjykate që në aspektin formal juridik është e Kosovës, kurse ne aspektin funksional buxhetor dhe sjelljes së saj nuk është as vendore as ndërkombëtare, pra, është e përzier mikse me buxhet europian, me staf amerikan europian dhe me bazë ligjore të Kosovës, është sfidë edhe për ta vlerësuar punën e saj.

Me një fjalë puna e saj efekti i saj dhe pritjet nga kjo Gjykatë  janë të përziera, mikse dhe shihen si të pa parashikueshme, pasi që kjo Gjykatë po krijon apo vetë krijon standarde jashtë çdo praktike gjyqësore madje kjo gjykatë nuk po përdorë as parimet as rregullat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Ish Jugosllavi ICTY.

Prishtinapress:

Ztr. Av. Smakiqi si e vlerësoni fillimin e gjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së Thaqi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi pas dy vjet e gjysmë prej arrestimit të tyre?

Ztr.Av.Smakiqi :

Fillimisht jam i zhgënjyer me standardin e ulët dhe vazhdimin e pa arsyeshëm të paraburgimit ndaj të akuzuarve në kundërshtim me Konvent Ndërkombëtare me Kodin e Procedurës Penale dhe me Ligjin e Kosovës për Dhomat e Specializuara për arsyen e thjeshtë sepse ZPS-ja ka vepruar me neglizhence ekstreme dhe jo me urgjencë të procedimit të aktakuzës, dëshmitareve dhe dorëzimit të provave mbrojtëse.

Gjykata ka dështuar plotësisht të kërkoi dhe siguroi efikasitet për kohën e arsyeshme dhe gjykimin e drejtë, pasi që ka aprovuar në vazhdimësi disa herë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve duke krijuar njëanshmëri për ZPS-në.

Pra, Gjykata në dëmë të drejtës së të akuzuarve ka legjitimuar dështimin apo neglizhencën e ZPS-së për procedim të rastit të iniciuar dy vite e gjysmë më parë.

Fillimi i këtij gjykimi me 03 Prill 2023 do të mbahet mend si praktika më e keqe e një gjykimi të vonuar dhe duke i shtuar këtu edhe dëshmitaret e mbrojtur pa zë, pa pamje dhe larg publikut kjo gjykatë po sillet si me qenë privatë e jo shtetërore, apo dhe e krahasueshme me gjykatat e vendeve me diktaturë.

Prishtinapress:

Ztr.Av. Smakiqi si i keni parë ju si avokat fjalën hyrëse të ZPS-së dhe Mbrojtës në aspektin e profesionit tuaj?

Ztr.Av.Xhevdet Smakiqi:

Po me vëmendje i kam përcjellë ka qenë dhe mbetet dëshpëruese qasja e ZPS-së kur në fjalët hyrëse iku aq larg nga objektiviteti paanshmëria, saqë i akuzonte të akuzuarit për sulmet e 25 stacioneve policore,  dhe sulmin mbi ish Rektorin Popoviç, aty m’u duk se po e shihja në gjykatë ish gjyqtaren famëkeqe të Gjykatës së Qarkut të ish regjimit të Milloshoviçit Danica Marinkoviç që torturonte shqiptarët.

Mbrojtja duhet të kërkoi me insistim që provat, faktet, dëshmitarët, videot, fotografitë të cilat janë përpunuar fabrikuar nga Serbia dhe bashkëpunimi i ZPS-së apo që janë dorëzuar nga zyra e Gjykatës Speciale në Beograd të shpallen të pa pranueshme në gjykim edhe me arsyetimin se të njëjtat janë konsideruar të pa pranueshme në gjykimin në Hagë në rastin Limaj dhe Haradinaj.

Ndryshe Mbrojtja e të akzuarve shpalosi bindshëm argumentet dhe provat se dispozitivi i aktakuzës cilësimet juridike penale dhe pretendimi për përgjegjësinë komanduese dhe ndërmarrjen e përbashkët kriminale në barrën e të akuzuarve nuk do të vërtetohet në këtë proces penal gjyqësor.

Mbetet punë e madhe e mbrojtjes për çka mendoi që mbrojtja duhet të kërkoi me inistim edhe lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi pasi që nuk ekzistojnë asnjë nga arsyet e vazhdimit të paraburgimit ndaj krerëve të UÇK-së edhe me arsyetimin se ZPS  me absurditet ka kërkuar 600 orë për dëshmitarët e saj.

Prishtinapress:

Ztr.Av. Smakiqi çka prisni ju si avokat se do të ndodhë në këtë gjykim në Gjykatën Speciale, si e parashikoni fundin?

Ztr.Av.Xhevdet Smakiqi:

Mendoj që askush nuk mund të dijë saktësisht se si do të përfundoi ky gjykim, për shkak të natyrës së funksionit të kësaj gjykate, ku asnjë avokat apo jurist nuk po e dinë se cilat parime, cilat praktika po i përdorë kjo gjykatë mikse hibride në ndërtimin, strukturën e saj, pra nuk është as gjykatë vendore në përmbajtje strukturore pasi që stafin dhe buxhetin nuk e ka të Kosovës, e nuk është as ndërkombëtare sepse vepron me bazë kushtetuese dhe ligjore vendore pra të Kosovës.

Me fjalë të tjera nuk e parashikoj saktësisht fundin e saj, se a do të lirohen apo do të shpallen fajtor të akuzuarit, por e shoh si sfidë tepër të madhe edhe për shtetin, historinë, UÇK-në, prandaj fokusi debati dhe trandjet në shoqërinë tonë kanë filluar të demonstrohen dhe po ndikojnë shumë për të keq.

Të shpresojmë që mbrojtja do të arrijë të bind gjykatën në pafajësinë e të akuzuarve dhe që të demaskohet ZPS-ja se aktakuza e saj përbënë përndjekje politike asgjë tjetër.

Prishtinapress:

Ztr.Av. Smakiqi si e vlerësoni deri më tash reflektimin e gjykimit të krerëve të UÇK-së në shtetin tonë dhe në shoqëri në përgjithësi në raport me historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës?

Ztr.Av.Xhevdet Smakiqi:

Mendoi që ky gjykim penal që pritet të jetë maratonik disa vjeçar do të mbajë të ndezur debatin edhe politik, historik edhe aktual por edhe të ardhmen e Kosovës, për faktin se është hapur terreni sikurse makina e kthimit në kohë, kush ishim si vepruam, kush ishte patrioti e kush ishte tradhtari e në fakt kjo qasje e përqasjes po nxitet goxha edhe nga mediat.

Gjykata Speciale nuk mund të përdoret për larjen e hesapeve personale e inateve të vjetra, por duhet të shihet si mjet për zbardhjen e të vërtetës edhe për viktimat por edhe për të akuzuarit.

Si Avokat, jam plotësisht mbështetës për të gjjtha viktimat që kërkojnë drejtësi, e kam fjalën familjaret të cilëve u janë vrarë të afërmit në periudhën e juridiksionit kohor të Gjykatës Speciale pra nga 01 Janar 19998 deri 31 Dhjetor 2000, por që  nuk duhet ngulitur vetëm në pretendimin se vetëm ata që akuzohen janë kryerësit, pa u vërtetuar në proces gjyqësor.

Pra, refleksioni i Gjykatës Speciale po e ndikon të kaluarën e hidhur, të sotmen e ballafaqimit dhe të ardhmen e brezave.

Kërkohet durim qetësi dhe të priten përfundimet e procesit gjyqësor dhe në fund duhet të pajtohemi me vendimet finale.

Prishtinapress:

Ztr.Av.Smakiqi t’i kthehemi aktualitetit politik e juridik të Kosovës, Qeveria nisi një reformim të drejtësisë ligjin për KPK-në që u rrëzua nga Kushtetuesja pa konsensus me opozitën, si e vlerësoni ketë situatë?

Ztr.Av.Smakiqi:

Mendoj që jemi me fat që kemi një Kushtetutë që ka shumë siguresa juridike që nuk lejon diktaturën, shembjen e parimit të ndarjes së pushteteve, dhe sidomos balancin e kontrollit të pushteteve ndërmjet  ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Për fatin e keq sot e dy vite Qeveria Kurti po tenton të shemb Këshillin Prokuroral, të shemb Këshillin Gjyqësor dhe të marrë nën kontroll drejtësinë gjykimet dhe për fatin e keq kjo qasje nuk po ndalon qeveria po insiston pra në vend të shkarkimit të Minierës së Drejtësisë Albulena Haxhiu që u konfirmua se propozoi, sponsorizoj, hartoi një Ligji si i KPK-së anti kushtetues Kryeminsitri e mbështet, pra e mbështet shkeljen e kushtetutës.

Unë pres që edhe mekanizmat ndërkombëtar BE dhe SHBA të ndalojnë tentativën e dytë që pritet të ridërgohet i njëjti ligj me të njëjtin qëllim.

Më shumë shqetëson fakti se pse Kryeministri Kurti si i akuzuar disa herë për vepra penale si gazi, vandalizimi, protestat e dhunshme dhe ministrat e tij si palë në procedurë penale si znj.Haxhiu, Sfeçla vetë Kryeparlamentari kanë guxim me mëndu me ndryshe Këshillin Prokurorial, pra e kanë edhe betejë private personale grupore që ti mbyllin rastet e veta fillimisht e pastaj ti burgosin kundërshtaret politik.

Si Avokat i Kosovës ndihem i pa sigurt deri sa nuk e ndalojnë këtë qasje BE- dhe SHBA-ja.

Reforma në Drejtësi duhet të udhëhiqet nga vetë organet e pavarura nga KPK dhe KGJK përmes asistencës teknike profesionale nga mekanizma të specializuara të BE-së dhe SHBA-së.

Prishtinapress:

Ztr.Av.Smakiqi a duhet Presidentja ta dekretoi Blerim Isufin si Kryeprokuror të Kosovës dhe si e shihni ju këtë betejë ndërmjet KPK-së dhe Presidentës?

Ztr.Av.Smakiqi:

Për fatin e keq të Kosovës beteja për kapje të drejtësisë nga Ekzekutivi pushteti aktual LVV me Listën Guxo ka eskaluar apo është e bashkërenduar ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, t’i bëjë ligjin antikushtetues unë e bllokoi dekretimin e Kryeprokurorit, deri sa të arrijmë qëllimet.

Opozita duhet këtë abuzim të Presidentes me kompetencat e saj kushtetuese të adresoi në Gjykatën Kushtetuese, pasi që Presidentja nuk ka të drejtën e saj të bllokoi dekretimin pasi që në rastin konkret nuk ka rol përzgjedhës të Kryeprokurorit të Shtetit, por vetëm rol formal juridik pra dekretimin e kandidatit, ndryshe vetëm e demonstron karakterin e saj nënshtrues ndaj pushtetit politik të Ekzekutivit.

Presidentja Vjosa Osmani sipas pikëpamjes time ka kryer shkelje kushtetuese kur ka bllokuar dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Prishtinapress:

Ztr.Av. Smakiqi meqë jeni edhe njohës i zhvillimeve politike në vend bazuar edhe në karrierën tuaj politike para disa viteve, si i shihni zhvillimet politike aktuale në Kosovë? Nga po shkon Kosova pas marrëveshjes së 27 Shkurtit 2023 në Bruksel dhe Aneksin të 18 Marsit 2023 në Ohër?

Ztr.Av.Smakiqi:

Konsideroj që Kosova nën udhëheqjen e Kryeminsitrit Kurti në dy vitet e fundit ka pësuar lëkundje të mëdha të brendshme dhe të jashtme, pra në planin ndërkombëtar, ka humbur simpatinë mbështetjen e miqve sidomos amerikan dhe europian, për arsyen e vetme se Albin Kurti personalisht ka bërë aventura personale në llogari të likeve në facebook duke ndërmarrë vendime e veprime amatoreske të rrezikshme në Veri.

Për pasojë kemi çintegrimin e pakicës serbe brenda sistemit juridik kushtetues të Kosovës.

Kemi dobësim të sovranitetit brenda Kosovës , pra nuk kemi forcë të organizojmë zgjedhje në Veri, kemi 4 fishin të importit nga Serbia.

Kemi përafrim të Vuçiçit me SHBA-në dhe BE, deri në pikën ku marrëveshjet fare nuk nënshkruhen, por imponohen nga Josef Borell, Lajçak dhe Escobar.

Niveli i pajtimit pa nënshkrime në Bruksel dhe Ohër, me duken në formë sikurse marrëveshje interne brenda Serbisë, pra si palë në konflikt regjional sikurse palët të jenë brenda një shteti dhe skene nevoje për nënshkrime por për dorëzani.

Për fatin tonë të keq pozicioni politik diplomatik sovraniteti dhe ekonomia e Kosovës është tepër i përkeqësuar për fajin e Albin Kurtit.

Për fatin tonë të mirë është SHBA që na mbron edhe më tutje nga shpërbëra si shtet.

Prishtinapress:

Ztr. Av. Smakiqi faleminderit shumë për intervistën dhe pikëpamjet tuaja që ndatë me ne. Faleminderit për kohën.

Ztr.Av.Smakiqi:

 Ju faleminderit kënaqësia ishte e imja.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img