10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ish-deputeti i VV-së Fatmir Humolli: I kërkova Albin Kurtit që të mos i prishte marrëdhëniet me Shqipërinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka rrëfyer se ai i kërkonte Albin Kurtit të mos i prishte marrëdhëniet me Shqipërinë.

Humolli ka deklaruar se Kosova pa Shqipërinë nuk do të ekzistonte, andaj kërkonte nga Kurti të jetë më i kujdesshëm.

“Politikisht, i kam kërku mos me ndërtu konflikte artificiale, duke u nis prej brenda shoqërisë së Kosovës e duke u nis me Republikën e Shqipërisë, për arsye se ne pa Republikën e Shqipërisë, Kosova do të ishte zhdukë moti. E tash me injoru shtetin amë. Është shtet që neve na ka mbrojtë, na ka mbajtë në krizën më të madhe, na kanë strehu gati 1 milionë qytetarë tonë…” , u shpreh ai për InDoks.

https://www.youtube.com/embed/1KoK2U9fL6w

Konflikti mes Kurtit e Ramës nis pikërisht në kohën kur kryeministri kosovar ia mësyu kutive të votimit në prill të 2021-ës. 

Teksa fushata elektorale po vazhdonte në Shqipëri sikur të mos mjaftonte vrulli që ajo mori atje nga rivaliteti i PD-së me PS-në, dhe LSI-së që merr hise, në të tash ishte futur direkt edhe Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img