18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtori i CIA-s, tani këshilltar i lartë i Trumpit, e kundërshton publikisht presidentin e vet

Këshilltari i lartë i Trumpit për çështje të sigurisë kombëtare, James Woolsey, ka thënë sot se mendon se rusët janë përfshirë në sulmet kibernetike në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Pikëpamja e James për këtë çështje është krejtësisht e kundërt me atë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, transmeton Express.

James, i cili dikur ka qenë drejtor i CIA-s, e tani punon si këshilltar i lartë i Trumpit për çështje të sigurisë kombëtare, ka thënë për CNN se është e vështirë të gjendet se kush qëndron pas sulmeve kibernetike, por se ai beson se rusët, dhe më shumë mundës të tjerët, janë përfshirë në këto sulme.

“Mendoj që rusët janë përfshirë në sulme [kibernetike], por nuk do të thotë se njerëzit tjerë nuk janë përfshirë, gjithashtu”, ka thënë James.

Ai ka shtuar se është e lehtë për njerëzit që nganjëherë t’i fshehin gjurmët e tyre, për shkak të shumë mashtrimeve.

“Shpesh herë nuk është e sigurt të thuhet se kush është fajtori, sepse është e mundur dhe nganjëherë e lehtë për t’i fshehur gjurmët. Ekzistojnë shumë mashtrime”, ka thënë ai. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img