10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtori i FBI-së në New York, akuzohet se ndihmoi oligarkun e sanksionuar rus – si dhe për fshehjen e pagesave nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare

Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, po akuzohet nën akuzën se mund të ketë punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pasi doli në pension, dhe fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro, raporton CNN.

Charles McGonigal, që konsiderohet veteran i fushës së sigurisë dhe për 22 vite shërbeu në FBI derisa doli në pension në vitin 2018, u arrestua të shtunën në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy, derisa po kthehej nga një udhëtim.

Akuzat, të shpallura nga zyrat e avokatëve amerikanë në distriktin jugor të Nju Jorkut dhe Uashington DC, shënojnë një rënie dramatike për McGonigal.

Ai pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan. E avokati i tij tha se McGonigal do të deklarohet i pafajshëm për akuzat. Gjykimi i tij për akuzat e DC nuk është caktuar ende.

McGonigal po përballet me akuza në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me Oleg Deripaska, një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

Prokurorët pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus, i cili së fundmi ka punuar si përkthyes në gjykatat federale të Nju Jorkut në Manhattan dhe Brooklyn, kanë shkelur sanksionet e SHBA-së duke gërmuar ‘pisllëk’ mbi rivalin e Deripaskës në kohën kur ai ishte tashmë i sanksionuar.

Në Uashington, McGonigal akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225 mijë dollarëve në pagesa.

Prokurorët pretendojnë se McGonigal, si një punonjës i FBI-së, duhej të zbulonte udhëtimet jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, gjë që ai dështoi.

Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit, pra në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë.

Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të ishte “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.

Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një nga pagesat në para – 80 mijë dollarë, dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ishte ulur në një veturë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet lobuese të huaja të një shtetasi amerikan bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img