7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtuesit e Shqipërisë nisen për t’i vizituar krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko janë nisur për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vitesh në paraburgim.

Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje.

Pamje teksa po hipin në aeroplan Majko e Topi ka publikuar Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit.

Pacolli ka planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i takuar katër ish-krerët e UÇK-së, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës.

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi është konfirmuar se e kanë pranuar ftesën e Pacollit, së bashku me ish-kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img