13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kandidati i VV’së për kryetar kundërshton Durmishin për rrugën në Podujevë

Anëtari i Vetëvendosjes, Ajet Potera ka kërkuar që të ndërprehet projekti i rrugës Merdare – Podujevë – Prishtinë që sipas tij është i dështuar. Potera, ka kundërshtuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili tha grupet e organizuara kriminale nuk do ta ndalin për asfaltimin e rrugës në fjalë.

Ish-kandidati i VV-së për deputet ka thënë se nuk duhet të asfaltohet asnjë metër i kësaj rruge që sipas tij është projekt i rrezikshëm për qytetarët.

“Të ndërpritet menjëherë vazhdimi i projektit të dështuar të rrugës magjistrale Merdare – Podujevë – Prishtinë. Projekt ky që ka filluar qe shumë vite dhe nuk e ka asnjë kilometër të përfunduar! Të mos vazhdojë asnjë metër më tutje ky projekt i rrezikshëm e i dëmshëm për qytetarët e këtij vendi! Përderisa të mos riprojektohet e të riparohen pjesët – segmentet e gjysmë punuara”, ka shkruar ai.

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, tutje ka thënë se duhet të rregullohen trotuaret, sinjalistika, mbikalimet e nënkalimet.

“Të rregullohen trotuaret, ndriçimi, sinjalistika, mbikalimet, nënkalimet, rrugët ndihmëse në dalje dhe kyçje. Të rregullohen urat me katër korsi, ato të vjetrat janë vetëm me dy korsi. Të rregullohen stacionet e autobusëve sepse rrugë kalon nëpërmes fshatrave ku në afërsi të rrugës ka edhe shkolla e veprimtari të ndryshme afariste”, tha Potera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img