0.2 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Buy now

spot_img

Ish-kryeministri slloven akuzon shtetin e tij se po vonohet me hetimet ku përfshihet Martin Berishaj

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka reaguar lidhur me skandalin ku dyshohet se u përfshi ambasadori Martin Berishaj.

Janash përmes një postimi në Twitter, ka akuzuar shtetin e tij se po vonohet me nisjen e hetimeve për dyshimet për korrupsion lidhur me kompaninë furnizuese energjetike GEN, në një skandal financiar të së cilës qe implikuar edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai ka thënë se Qeveria e Sllovenisë është bërë kryelajm në ballinat e gazetave në rajon.

“Siç duket, të gjitha parlamentet në Ballkan do të nisin hetime në dyshime për korrupsion lidhur me GEN-I më shpejt se ai slloven”, ka thënë Jansha.

Ndryshe, ambasadori Berishaj akuzohej nga mediat në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Mbështetur në raportimet e asaj kohe, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Robert Golobit (tash kryeministër), që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet. Berishaj pati mohuar akuzat duke u kundërpërgjigjur me padi ndaj raportuesve.

Ndërkohë, së fundmi, ndaj Berishajt hetuesit e Policisë së Kosovës ngritën kallëzim penal.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img