15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-presidentët janë në takim me ish-krerët e UÇK-së, dalin në 16:00

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, të shoqëruar nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) Behgjet Pacolli janë brenda objektit për tu takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit, në Hagë.

Këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj i cili konfirmoi se ish liderët janë brenda objektit për tu takuar me ish krerët e UÇK-së.

“Kanë hyrë brenda”, ka thënë shkurt për Telegrafin, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

Ndërkaq, kjo vizitë në Hagë po zhvillohet me iniciativë të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj po ashtu të mërkurën përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kishte bërë të ditur se ish presidentët e Shqipërisë dhe ish kryeministri Majko, bashk me Pacollin janë në Hagë.

“Me ish presidentët Behgjet Pacolli #RexhepMeidani @AlfredMoisiu Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko në Hagë. Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar Zyberaj.

Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së ndodhen prej muajit nëntor të vitit 2020 pas konfirmimit të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar edhe pse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img