9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Ish-shërbëtori i Millosheviqit: Serbia nuk do t’i shkelë vijat e kuqe

Ish-“Prefekti i Kosovës” nga koha e okupimit, i emëruar nga krimineli Sllobodan Millosheviq, tani në shërbim të Vuçiqit, Velko Odalloviq, ka pretenduar se pret që presidenti serb sonte të prezantojë më shumë detaje nga bisedimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë, si dhe të përsërisë në Ohër cilat janë “vijat e kuqe të Beogradit”, transmeton televizioni i regjimit serb RTS.

“Pala jonë në mirëbesim ka respektuar atë që ishte nënshkruar, për dallim nga Prishtina. Sikur të ishte formuar Asociacioni, të gjithë do t’i gëzonin përfitimet”, ka pretenduar Odaloviq.

Dy ditë para takimit në Ohër, janë mbajtur takime të shumta në nivelin më të lartë – dje në Beograd ka shkuar i dërguari special i Sekretarit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, e më parë Miroslav Lajçak ka qëndruar në Beograd dhe Prishtinë, transmeton Paparaci.

Odaloviq pret që presidenti Vuçiq sonte të njoftojë më shumë detaje rreth bisedimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Nuk ka shumë, përveç informacioneve të përgjithshme, njoftimeve, mesazheve, por ajo që pres është që “vijat tona të kuqe” të përsëriten në Ohër”, tha Odaloviq.

Ai beson se bashkësia ndërkombëtare “është afër të kuptojë se është e nevojshme që fillimisht të formohet Asociacioni dhe në çfarë kanë sjellë dhjetë vjet mosveprim dhe shmangie”.

“Ishim në prag të konflikteve të rënda, “edhe pse ne nuk i provokuam ato” dhe Kurti me lëvizje të ndryshme, militarizimin e veriut të “krahinës sonë jugore”, arrestimet, ngacmimet dhe gjithçka që kaluam, tregoi se ishte i gatshëm për konflikte më serioze, që disa nga planet e tij të arrijnë qëllimin dhe të vendosin kontroll të plotë mbi veriun”, ka pretenduar Odalloviq.

Ai pret që presidenti i tij të “insistojë në qëndrimet e Beogradit dhe për këtë të marrë mbështetjen e zyrtarëve ndërkombëtarë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img