21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

“Ishte reale apo vazhdim i lojës?” Rama pyet Luizin për martesën me Kiarën, ja si përgjigjet këngëtari

Në episodin e sotëm të podcastit të tij, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar Luiz Ejllin si dhe Benet Becin. 

Kreu i qeverisë e pyeti këngëtarin shkodran nëse ishte martuar vërtetë më Kiara Titon apo vetëm për spektakël.

Këngëtari u shpreh se martesa ishte reale.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për lalin?

Kryeministri Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë se di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Kryeministri Edi Rama: Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Kryeministri Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Kryeministri Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!

Luiz Ejlli: Faleminderit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img