Diplomati rus shprehet se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është me qera dhe Moska i kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katror tokë për të ndërtuar një ambasadë të sigurt, pas sekuestrimit të regjimi i Enver Hoxhës i ka bërë ish-Ambasadës së Bashkimit Sovjetik, godinë ku aktualisht ndodhet Presidenca e Republikës.
Ambasadori ka dhënë një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare” që do të shfaqet sonte në orën 21.00 në Ora News.