“Fundja, të dhënat tregojnë se vija kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi është tërhequr menjëherë pas Luftës II, përkatësisht para 15.2.1947, shumë para këtyre “hartave” të APJ-së. APJ ka bërë harta topografike të seksioneve të ndryshme (zakonisht 1: 25.000) për nevoja operative ushtarake, jo për qëllime politike. Në kontestet rreth kufijve në shtetet e reja të ish-Jugosllavisë askund nuk thirren njerëzit e ish-APJ-së si dëshmitarë! As midis Kroacisë dhe Sllovenisë (rasti i Piranit), as midis Malit të Zi dhe Kroacisë – rasti i Prevllakës (Duket se ka mbetur i heshtur problemi kufitar midis Maqedonisë dhe Serbisë – rasti i Manastirit Prohor Pčinjski, ku ka lindur ASNOM-i, por territori është i Serbisë)”, ka thënë Islami, shkruan “Zeri.info”.
Sipas tij, Komisioni Shtetëror për Demarkacion më shumë ka qenë i pranishëm në media sesa në terren.
Komisioni Shtetëror për Demarkacion thotë në raport se 16 herë ka pasur takime bilaterale, 2 takime trilaterale dhe mbi 20 herë ka pasur takime të drejtpërdrejta në terren me qytetarë dhe kryetarë të komunave, por nuk e morëm vesh sa herë dolën në terren individët “ekspertë” për çështje të kufijve, shumë të pranishëm në media tash e sa kohë./Zeri./