16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Itali: Ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni, emërohet kryeministër

Ministrit të jashtëm italian, Paolo Gentilonit, i është kërkuar nga presidenti i vendit që të formojë një qeveri.
Presidenti Sergio Mattarella ka kërkuar zëvendësim për kryeministrin Matteo Renzin, i cili ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së referendumit mbi reformën kushtetuese javën e kaluar, shkruan BBC.
Gentiloni, 62, është  njeri besnik i Partisë Demokratike të Renzi-t.
Korrespodentët thonë se nëse ai është i suksesshëm në mbledhjen e mbështetjes, qeveria do të formohej brenda pak ditëve.
Por ai ballafaqohet me krizat ekonomike dhe partitë euroskeptike.
Partitë opozitare kanë përjashtuar bashkimin me një qeveri të unitetit kombëtar.
Italianët votuan të dielën e kaluar me një diferencë prej 59% në 41% kundër planeve të Renzi-t për reformën kushtetuese, duke rrëzuar vendimin e tij.
Dy prej fituesve në referendum, anti-BE, Liga e Veriut dhe anti-vendosja, Lëvizja e Pesë Yjeve, po shtyhen për zgjedhje të parakohshme, por të tjerët janë kundër kësaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img