12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Izet Sadiku: S’mjafton buxheti i shëndetësisë në Prishtinë, presim bashkëpunim me ministrin Vitia

12 milionë euro buxheti i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, po konsiderohet i pamjaftueshëm. Ndërsa 2 milionë euro janë ndarë nga niveli lokal për investime kapitale, ka bërë të ditur drejtori i kësaj drejtorie, Izet Sadiku.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre do të jetë për shtim të këtyre mjeteve, me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Sadiku ka thënë se kërkesa për rritje të buxhetit do të jetë në fushën e analizave laboratorike dhe për furnizim me barna

“Ne kemi domethënë me paga me krejt mbi 12 milionë euro, mirëpo sa i përket investimeve kapitale, ne kemi 2 milionë e gjysmë që i ka ndarë komuna që është diku dyfishim më shumë se dyfishim, domethënë 130% kemi buxhet më shumë, mirëpo sigurisht që jemi të vetëdijshëm që ka ende nevojë m’u rrit buxheti i Shëndetësisë në Prishtinë dhe ne sigurisht gjatë këtij viti bëjmë kërkesa të reja me qëllim që me rritë buxhetin e Shëndetësisë në Prishtinë, sidomos për fushën e analizave laboratorike, kemi rritur numrin dhe për furnizim me barna”, ka thënë Sadiku.

“Realisht vitin e kaluar ka qenë goxha, kemi pas mungesë të furnizimit rreth 40 për qind shkon furnizimi me barna që ka bërë Ministria vitin e kaluar dhe ne në qoftë se nuk i mbulon këto ne obligohemi me i mbulu vet këto shpenzime dhe ne sivjet po shpresojmë që ministria ka me e rritë këtë furnizim dhe rritja e furnizimit nga ministria neve na krijon mundësinë që me shpenzu më pak për barna dhe me i orientu në fushat tjera të sektorit të Shëndetësisë në Prishtinë”, ka thënë ai.

Sadiku ka thënë se pret më shumë bashkëpunim me ministrin e ri të Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai pret që ministri Vitia ta bëjë sa më efektive shëndetësinë në Kosovë.

“S’kam koment unë për këtë çështje është çështje e Qeverisë sonë, por unë besoj që ai ka një përvojë atje dhe e shohim domethënë që i njeh disa problematika që i ka shëndetësia e Kosovës dhe besoj që do të vazhdojë bashkëpunimin me të, domethënë edhe pres bashkëpunimin e tij sepse është i domosdoshëm dhe e kemi obligim besoj edhe unë edhe ministri i Shëndetësisë në këtë rast, Arbeni që me bashkëpunu bashkë me qëllim që me kriju, me e bë sa më efektiv fushën e shëndetësisë duke e pasur parasysh problemet që i ka shëndetësia në Kosovë, domethënë bashkëpunimi është i domosdoshëm më qëllim që një bashkëpunim i mirëfilltë mendoj që mund t’i eliminojë disa prej problemeve që i ka sektori i Shëndetësisë”, u shpreh Sadiku për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img