7.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ja çfarë do të bëhet me konfiskimin e ndërtimeve të paligjshme në Tiranë!

Prej gati 7 muajsh qeveria ka nisur aksionin për goditjen e paligjshmërisë në ndërtime, çka ka sjellë edhe konfiskimin e një numri të madh pallatesh, kryesisht në kryeqytet.

Për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur në konsultim publik një draft-ligj, i cili së shpejti do të kalojë për miratim në qeveri, raporton Tv Klan.

Sipas projektligjit, shteti mund t’i shesë ndërtimet e konfiskuara përmes një ankandi publik, ndërsa një pjesë tjetër mund t’i shfrytëzojë për nevoja të strehimit social apo për interes publik.

Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të krijohet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara që do përcaktojë edhe mënyrën e administrimit të tyre.

Në projektligj thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes, por mund të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfiskuara në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje.

Vlerësimi i objekteve të konfiskuara do bëhet nga ekspertë në përputhje me vlerën reale të tregut

Fondi që do krijohet nga ndërtesat e konfiskuara në fund të vitit buxhetor do transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2022 Këshilli Kombëtar i Territorit ka konfiskuar 22 ndërtime të kryera në shkelje të lejes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img