4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ja kur do të kthehet Ronaldo

Lajme pozitive për trajnerin Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo po djeg me shpejtësi etapat e rikuperimit për t’u bashkuar sa më shpejt me skuadrën.
Edhe pse Bale po gëzon një formë të shkëlqyer duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës, portugezi kërkon të mos humbasë kohë duke nisur punën intensive për rikuperimin e potë të gjurit të dëmtuar në finalen e evropianit.
Debutimi i CR7 në La Ligan e këtij sezoni mund të bëhet në datën 10 Shtator kundër Osasunas në “Santiago Bernabeu”.
Pas 30 ditëve pushim absolut, Cristiano është rikthyer në Madrid ku po ndjek fazën e rikuperimit, madje ai ka nisur stërvitjen me top por trajneri Zidane kërkon që ai të shfrytëzojë gjithë kohën e duhur për të mos rrezikuar përsëritjen e dëmtimit pasi sezoni është i gjatë dhe Ronaldo do të mbajë një peshë të madhe fizike.
Ronaldo kërkon të marrë sërish për dore Realin e Madridit, madje pak ditë më parë në një intervistë për revistën “World Soccer” ai u shpreh se objektivi i tij këtë sezon është titulli kampion.
Për të arritur në majën e Spanjës, padyshim që Reali i Madridit ka nevojë për Ronaldon në formën më të mirë dhe portugezi premton një skuadër me spektakolare me rikthimin e tij në fushë pas ndalesës së imponuar në fillim të Shtatorit nga ndeshjet e Kombëtareve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img