6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ja kush do të vendosë për emrin e Stadiumit Nacional

Ibër Alaj ka thënë se për emrin e stadiumit do të vendosë MKRS-ja së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin e futbollit

Këshilli Kombëtar i Investimeve tashmë ka miratuar projektin madhor për ndërtimin e  Stadiumit Nacional të Kosovës në Bërnicë të Prishtinës.

Me të miratuar ky projekt, kanë filluar të jepen edhe ide të ndryshme, se si duhet të emërohet ky stadium.

Disa thonë se duhet të quhet ‘Dardania’, e disa të tjerë duan që të mbajë emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Por, sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, ende nuk është vendosur për emrin e stadiumit Nacional, por për këtë do të vendos Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin e futbollit.

“MKRS së bashku me Qeverinë e Kosovës do të marrë vendim, por duke konsultuar palët, në këtë rast komunitetin e futbollit”, tha Alaj për Gazeta Express.

Ai po ashtu tha se kriter për emrin e stadiumi do të jetë ndërlidhje me trashëgiminë dhe vlerat tona si shoqëri.

Kujtojmë se ndërtimi i Stadiumit Nacional pritet të fillojë gjatë këtij viti, e të përfundojë në vitin 2019, ndërsa pritet të kushtojë 40 deri në 50 milionë euro. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img