34.2 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021

Buy now

spot_img

Ja si ka arritur kjo grua të shërohet nga kanceri (Video)

Në vitin 2011, Candice Marie Fox, asokohe 28 vjeçe, ishte diagnostikuar me kancer tiroid. Ajo kishte provuar operimin dhe rrezatimin, por gjendja e saj veç ishte keqësuar dhe kanceri ishte shpërndarë në fazën e katërt.

 
Pastaj, ajo kishte vendosur të bëj një ndryshim radikal distik (që kryesisht përmban fruta), gjë e cila do t’i ndryshonte asaj jetën përgjithmonë. Shkurtimisht, dieta e saj përmbante vetëm konsumimin e tre ananaseve në ditë, në kombinim me kiëi, limon, grejpfrut, papaja dhe banane. Sot, Candice ndjehet jashtëzakonisht e shëndetshme pas mposhtjes së kancerit në fazën e katërt për vetëm gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj periudhe të vështirë për të, por periudhë e vështirë edhe për familjarët dhe shoqërinë e saj, ajo kishte filluar të bashkëpunonte me ekspertët e kësaj fushe që besonin se proteinat e kafshëve i ushqejnë qelizat kanceroze.
Ata i kishin thënë asaj se nëse do të hante mish, trupi i saj do ta shpenzonte tërë energjinë për ta tretur mishin, në vend se ta përdorte energjinë për të luftuar kancerin. Veç kësaj, ajo gjithashtu kishte vendosur të ndalonte pirjen e duhanit dhe kishte ndaluar përdorimin e kozmetikave dhe produkteve për pastrim.

“Stresi, kimikalet dhe produktet e kafshëve e ushqejnë kancerin, prandaj i kisha hequr qafe ato”, tregon ajo.

Pas vetëm gjashtë muajve, doktorët e kishin konfirmuar se ajo kishte arritur ta mposhtë krejtësisht kancerin.
Ky është një version më i gjatë ku ajo tregon më hollësisht për përvojat e saja, jetën personale, dietën super anti-kanceroze dhe shumë e shumë të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=nOya6C3Ff4Q

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,872FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles