14.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Jabllanoviq është provokim i radhës për institucionet e Kosovës (Video)

U deshën disa protesta masive që Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ta shkarkonte në vitin 2015 Aleksandar Jabllanoviqin nga pozita e ministrit për Kthim e Komunitete, pasi ky i fundit në një deklaratë i kishte quajtur nënat gjakovare egërsira.

Por, sot pas dy vitesh Jabllanoviq kthehet si kryetar i Listës Serbe dhe pritet që të dalë përballë kryeministrit përsëri në takimet e koalicionit dhe kur të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina është shprehur se Lista Serbe nuk përfaqëson interesin e komunitetit serb në Kosovës, por interesin e Serbisë.

“Ardhja e Jabllanoviqit tregon edhe njëherë se qëllimi i saj është që të fusë sa më shumë përçarje në shoqëri dhe jo të kontribojë për integrim”, tha Pantina.

Kjo lëvizje është komentuar edhe nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj dhe analisti Bajrush Morina.

Morina thotë se rikthimi i Jabllanoviqit në krye të Listës Serbe është provokim i radhësh për institucionet e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img