10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka folur për procesin zgjedhor në katër komunat veriore. Jabllanoviq u tërhoq nga gara 20 prill, tri ditë para datës së zgjedhjeve.

Ai për N1 ka thënë se kushdo që mendon që me 200 vota mund të qeverisën serbë, atëherë ai person gabon.

“Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me ndihmën e 10, 20 apo 200 votave, atëherë ai person nuk i njeh serbët sa duhet.” – ka thënë Jabllanoviq.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Prishtina ka treguar “se ato që i quan zgjedhje nuk janë zgjedhje për ne serbët, ky është vetëm një provokim”.

Ndërkaq, sipas KQZ-së në zgjedhjet në veri të vendit deri në ora 15:00 pjesëmarrja është: Leposaviq 110 votues apo 0.83%. Zubin Potok, 240 votues apo 3.6%. Zveçan, 145 votues apo 2.07%, Mitrovicë e Veriut, 597 apo 3.3%.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img