9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Jackie Chan: Amerika është vendi më i korruptuar në botë

Jackie Chan është i famshëm në SHBA për filmat e tij aksion si Rush Hour dhe Rumble in the Bronx.

Por, kjo nuk e kishte ndaluar atë që ta kritikojë Amerikën. Ylli i arteve marciale e kishte quajtur SHBA-në vendin më të korruptuar në botë gjatë një interviste në një emision televiziv në Hong Kong.
“Nëse flini për korrupsionin në të gjithë botën, mendoni se në SHBA nuk ka korrupsion?”, e kishte pyetur moderatorin Chan, transmeton Gazeta Express.
Chan iu referua Amerikës si “vendi më i korruptuar në botë”. “Prej nga vijnë krizat më të mëdha financiare? Të gjitha vijnë nga SHBA-të”, kishte thënë Chan gjatë intervistës.
“Kur isha intervistuar në SHBA, njerëzit më pyetën, unë thash të njëjtën gjë”, kishte shtuar ai. “Unë thash se tani që Kina është bërë e fuqishme, të gjithë po e bëjnë problem Kinën. Nëse bashkatdhetarët nuk e mbështesin vendin tonë, kush do ta mbështesë? Ne e dimë se vendi ynë ka shumë probleme. Mund të flasim për ato kur ta mbyllim derën. Por për të huajt, ne duhet të themi se “vendi ynë është më i miri”, kishte thënë ai.
Sipas Washington Post, Chan është përkrahës i Partisë Komuniste Kineze.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img