12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Jakub Kiwior zyrtarizohet te Arsenali

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë se ka kompletuar transferimin e Jakub Kiwiorit nga Spezia.

Qendërmbrojtësi polak me liderët e Premierligës ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Kiwior do të veshë fanellën me numrin 15 dhe do të bashkohet menjëherë në stërvitje me shokët e tij të rinj.

Arsenalit raportohet se transferimi i 22-vjeçarit i ka kushtuar rreth 25 milionë euro.

“Është mirë që Jakub po na bashkohet. Ai është një mbrojtës i ri i gjithanshëm që ka treguar potencial dhe cilësi të mëdha me Spezian në Serie A, si dhe në nivel ndërkombëtar me Poloninë. Jakub është një lojtar që do të na japë forcë dhe cilësi në fazën tonë mbrojtëse. Ne mirëpresim Jakub dhe familjen e tij në Arsenal dhe mezi presim të punojmë me të”, u shpreh trajneri Mikel Arteta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img