0.2 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Java fillon me shi, priten edhe reshje bore, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Java fillon me të reshura shiu, temperaturat në rënie. Në pjesën e dytë të javës priten edhe reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”.

22.01.2023 – Reshjet e shiu nuk kanë së ndaluri as edhe në ditët e para të javës.  Vende-vende të hënën mbrëma edhe ka gjasa të jenë paksa më intensive, me mundësi edhe në lindje të vendit. Reshje bore parashihen vetëm në vise malore.

Në pjesën e dytë të javës pritet të kemi mot më të ftohtë, me vranësira, e reshjet e borës zbresin edhe përgjatë ultësirave.

Në përgjithësi, qarkullimi i mirë ajror që parashihet ditëve vijuese, do shpërndajë ndotësit ajror, e cilësia e ajrit do të kaloj kryesisht në vlera të pranueshme.  Vetëm në periudha të qetësisë, rritja e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, çon indeksin në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

Datat:

23.01 – Kryesisht vranët.  Fillimisht reshje lokale shiu nga pjesë perëndimore të vendit.  Deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera, ku vende-vende mund të jenë edhe më intenzive.  Borë vetëm në vise malore.

24.01 – Reshje shiu orëve të paradites.  Ditën mbetet vranët e reshjet gradualisht pushojnë.

25.01 – Kryesisht me vranësira.  Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

26.01 – Kryesisht vranët e ftohtë.  Përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.

27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

Temperaturat gradualisht në rënie.  Minimalet zbresin nga 3C e 4C në fillim të javës edhe deri në -2C ditën e premte, e ato maksimale nga 9C deri në 1C.

Të hënën frynë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja deri në 13m/s, e nga dita e martë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes fillimisht, e më pas në rënie përreth vlerave normale./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img