16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje drejtori i KEDS-it në Mitrovicë, arsyeja befasuese!

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) ka shprehur pakënaqësinë e saj me moskthimin në punë, të punëtorëve të larguar nga KEDS-i, e për të cilët Inspektorati i Punës ka marrë vendim që të kthehen në vendin e tyre të punës.
Përfaqësuesit e FSPE-së të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt kanë shprehur revoltën e tyre, pasi që KEDS-i nuk po e përfill vendimin e Inspektoratit të Punës dhe as kërkesën e drejtorit të Distriktit të Mitrovicës, Agron Haxhiu, i cili ka kërkuar kthimin në punë të punëtorëve, kërkesë kjo e legjitimuar edhe me dy vendime të Inspektoratit të Punës.
Në letrën e dërguar nga FSPE në redaksinë e portalit Veriu.info, bëhet e ditur se drejtori i Distriktit të Mitrovicës, Agron Haxhiu, ka dhënë dorëheqje nga detyra për shkak të moskthimit të punëtorëve në punë.
“Ju jeni dëshmitar këto ditë, se si ky menaxhment po i keqpërdorë punëtorët dhe po manipulon me konsumatorët, pasi që nuk po zbaton vendimet ekzekutive të Inspektoratit të Punës, që t’i kthej punëtorët në punë, sepse i ka larguar pa bazë, si dhe nuk zbaton Ligjin e Punës dhe Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Për 3 vite u larguan mbi 300 punëtorë nga puna në mënyrë të kundërligjshme dhe në anën tjetër përmes një Akademie Turpi, shfrytëzon mjerimin dhe varfërinë e këtij vendi, duke marrë punëtorë me një pagë minimale me vetëm 170 euro në muaj dhe nën anën tjetër duke punësuar edhe të tjerë pa konkurs fare.
Ditë më parë shikuam dokumentarin e shitjes së Distribucionit ku Qeveritarët dhe organizatat Joqeveritare pohuan se si ka rrjedh ky proces i privatizimit, e patë ish Ministrin Beqaj ku thoshte se do të investohej e do të përmirësohet furnizimi, ndërsa nën anën tjetër këta pronar me kredi kishin blerë këtë aset më të rëndësishëm të vendit tonë dhe sot qarkullon mjete sa gjysma e buxhetit të shtetit tonë dhe fiton me qindra miliona euro, gjithnjë duke dërguar këta miliona në Turqi, pasi që edhe letrën thonin se e sjellin nga atje. Derisa në Mal të Zi Distrubucioni ishte shitur me vetëm 49% të aksioneve me tre herë më pak konsumatorë se sa tek ne për 500 milionë euro, ndërsa Distribucioni ynë ishte dhënë thuajse dhuratë me një çmim minimal”, thuhet në letrën FSPE-së dërguar ekskluzivisht në Veriu.info.
FSPE kujton se si ZRRE-ja ja ka ndaluar KEDS-it planin e revizionit, pasi që ka konstatuar se po mashtrohen konsumatorët, sepse nuk është punuar në rrjet sipas planit.
“Dy herë janë ngritur çmimet e energjisë me kërkesë të tyre (v.j. KEDS-it). Avokati i Popullit dhe KMDLNJ thonë se nuk po respektohet as privatësia e konsumatorëve, pasi që po kontrollohen pronat private pa marrë leje nga prokurori. Gjatë dërgimit të faturave nuk po ruan privatësinë e konsumatorëve dhe për këtë është gjobitur.
Është për t’u habitur fakti që edhe përkundër këtyre shkeljeve, mashtrimeve e maltretimeve, ende nuk kemi pa asnjë vullnet politik të institucioneve tona që t’i marrin me seriozitet këto shqetësime të punëtorëve, të OJQ-ve, Avokatit të Popullit, KMDLNJ-së, BSPK-së dhe qytetarëve tanë. Neve sot nga këtu edhe njëherë i bëjmë thirrje Presidentit, Kryeministrit, Ministrave dhe Deputetëve të nderuar, reflektoni sepse është momenti i fundit që të ndalen këto parregullsi për punëtorët dhe gjithashtu për konsumatorët”, thotë FSPE-ja.
Federata Sindikale thotë se punëtorët meritojnë dinjitet dhe konsumatorët shërbime cilësore e furnizim të rregullt.
“Veçanërisht i bëjmë thirrje Menaxhmentit të KEDS-it që menjëherë të filloj rikthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës, sepse as ankesa në gjykatë nuk mund ta shtyj ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit të Punës dhe në këtë mënyrë të bëjë të pamundurën që ta kthej në krye të Distriktit të Mitrovicës, z.Agron Haxhiu, pasi që nuk bënë kurrësesi të humbet një menaxher i tillë, ku edhe përkundër gjendjes delikate në këtë qytet me probleme të shumta politike, ekonomike dhe sociale, ai kishte guximin, vullnetin, përkushtimin dhe njohuritë e nevojshme që ta ngrit performëncën e këtij Distrikti, po me këta punëtorë që sot bëri edhe një sakrificë duke hequr dorë nga një pagë e konsiderueshme materiale në shenjë përgjegjësie morale”, thuhet në letrën e FSPE-së dërguar në Veriu.info.
Bëhet e ditur se punëtorët sindikal nuk do të ndalen se kërkuari të drejtat e tyre legjitime, pasi që tregojnë se protesta e tyre e djeshme në Mitrovicë, e ka mbështetjen e plotë edhe të FSPE-së dhe BSPK-së, që të vazhdohet me protesta edhe në qytetet tjera të Kosovës, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e grevës.
Veriu.info mëson se përfaqësuesit e FSPE-së të Distriktit të Mitrovicës nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e kryesisë qendrore të FSPE-së, ku do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme për të realizuar me çdo kusht kthimin e punëtorëve të larguar nga puna në mënyrë të paligjshme, siç kishte konstatuar edhe Inspektorati i Punës. Në anë tjetër, Veriu.info nuk ka mundur ta kontaktoj drejtorin e dorëhequr, Agron Haxhiu, pasi që numri i tij i telefonit ka qenë i paqasshëm.
Veriu.info mëson se drejtuesit e KEDS-it në Prishtinë akoma nuk e kanë miratuar dorëheqjen e Haxhiu, nga i cili po kërkojnë të kthehet në vendin e punës, mirëpo ky është i vendosur të mos kthehet derisa të kthehet edhe punëtorët e larguar nga puna.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img