-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i saj, pas kritikave të shumta që ka marrë lidhur me qëndrimin e Berlinit kundrejt luftës në Ukrainë.

Në letrën e dorëheqjes të prezantuar për kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Lambrecht bën me dije se për shkak të vëmendjes së madhe mediatike kundrejt personit të saj, u la mënjanë vërtetimi i fakteve dhe debati i qëmotshëm në Gjermani, lidhur me modernizimin e Ushtrisë dhe shtimin e kapaciteteve.

“Puna e vyer dhe e vlefshme e ushtarëve dhe shumë njerëzve në departamentin ku unë punova, duhet të vijojë më tej”, shkruan 57-vjeçarja në letrën e saj, e cila e mori mandatin nga kancelari Scholz në dhjetor 2021.

Për kritikë të shumtë, Lambrecht nuk ka qenë figura e duhur për t’u vendosur aty, për shkak se asaj i mungon ekspertiza mbi fushën.

Mirëpo, vetë Scholz, e ka mbështetur fuqimisht postin e saj, duke e quajtur madje edhe një ministre mbrojtjeje të “klasit të parë”.

Çasti në të cilin ajo tërhiqet gjithsesi, mbetet kritik, pasi Gjermania ka vendosur më në fund të ndihmojë konkretisht me mjete të rënda ushtarake, në një paketë të përbashkët me SHBA-të, ku tanket Leopard zënë vendin kryesor në gjithë dinamikën, së bashku me sistemet anti-raketore amerikane Patriot.

Përtej një stepjeje fillestare, Berlini i ka dhënë Kievit mbështetje thelbësore në përballimin e agresionin rus, duke përfshirë edhe paketat ekonomike që janë dërguar për qytetarët ukrainas.

Fati i Lambrecht ndërkohë ndjek atë të shumë ministrave të mëparshëm të Mbrojtjes në Gjermani, mandati i të cilëve është përmbyllur në mënyrë të parakohshme.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img