8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Jo Biden: Trump është kandidati më i pakualifikuar për president të ShBA-së

Figurat kryesore të demokratëve janë rreshtuar njëzëri kundër kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, gjatë punimeve të Konventës së Demokratëve në Filadelfia, por më i pamëshirshmi nga të gjithë është treguar zv.presidenti, Joe Biden.
Biden e ka quajtur Trumpin si kandidatin më të pakualifikuar të historisë së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN, përcjell Express.
Ai akuzoi atë për naivitet në politikën e jashtme, çështjet e sigurisë, madje edhe në ekonomi, përkundër faktit se Trump është një miliarder. “Asnjë kandidat i asnjë partie nuk ka qenë ndonjëherë kaq i papërgatitur për t’u bërë ballë sfidave tona kombëtare”, tha Biden.
 
Sa i përket ekonomisë, Biden, që rrjedh nga një familje e shtresës së mesme, tha se kjo shtresë është sekreti i një Amerike të fortë dhe akuzoi Trumpin se ai as që dëshiron t’ia dijë për të. “Përpiqet të na thotë se i intereson shtresa e mesme. Por, këto janë pallavra! Ky njeri as që e njeh shtresën e mesme”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img