10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Jo më 17 shkurt/ Specialja ndryshon datën e konferencës përgatitore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë ndryshuar datën e mbajtjes së konferencës përgatitore të prokurorit të Specializuar për seancën e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Data e parë e për mbajtjen e konferencës përgatitore u caktua më 17 shkurt nga prokurori i specializuar Matthew Howling , në ditën e përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës dhe shkaktoi reagime të shumta në opinion. Data e re e konferencës përgatitore është vendosur më 15 shkurt.

Konferenca e fundit përgatitore për seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 18 janar dhe u vendos që gjykimi të fillojë në muajin mars.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img