10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Johannes Hahn sot do t’a vizitojë Kosovën

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn sot do t’a vizitojë Kosovën.
Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.
Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e punëve të jashtshme Enver Hoxhaj.
Komisioneri do t’a përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.
Fotografi dhe video të vizitës do të jenë në dispozicion në platformat e mediave sociale të BE-së në Kosovë dhe në platformën “Europe by Satellite (EbS)”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img