7.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Jonida Vokshi shkëlqen në natën finale të Big Brother VIP Kosova

Jonida Vokshi ka qenë në krye të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova bashkë me Alaudin Hamitin.

Ajo ka mahnitur në secilën paraqitje gjatë spektaklit, gjersa ka kthyer vëmendjen edhe në natën e sotme finale.

Pak para nisjes së spektaklit, bukuroshja ka ndarë disa fotografi duke treguar dukjen e saj në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Për natën e fundit dhe finalen e madhe, artistja nga Shqipëria ka zgjedhur një fustan kadifeje të zi.

Pamjen e ka kompletuar me një stil flokësh topuz dhe grim më të thjeshte me nuanca kafe.

“Pas një rrugëtimi prej 103 ditësh, sonte finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova. Një mbrëmje super e bukur, dedikuar juve”, ka shkruar ajo.

 

Në finale kanë mbetur gjithsej pesë konkurrentë: Xhuli Nura, Stresi, Vedat Bajrami, Artan Thaçi dhe Mbresa.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img