7.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

Juve dhe United shpresojnë në transferimin e Dembele

Manchester Unitedi dhe Juventusi janë duke e monitoruar Ousmane Dembelen, pasi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, pranoi se janë ngadalësuar bisedimet për vazhdimin e kontratës së anësorit.

Francezi ka kontratë me Blaugranët deri në fund të sezonit aktual dhe sipas mediave spanjolle, ai nuk është i interesuar për vazhdimin e saj.

Gjatë një bisede me gazetarët, siç transmeton Cope, Laporta pranoi se bisedimet për rinovimin e kontratës po shkojnë më ngadalë sesa është pritur.

(Foto: Instagram/o.dembele7)

Manchester Unitedi është favorit për shërbimet e 24-vjeçarit, i cili ka pasur probleme me lëndime gjatë këtij sezoni dhe ka luajtur vetëm në tri ndeshje.

Në garë është edhe Juventusi, ndërkohë që Xavi do të përpiqet që ta bindë lojtarin për ta vazhduar qëndrimin në Camp Nou.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img