8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Juventusi e Barcelona po luftojnë kokë më kokë për talentin brazilian (Foto)

Gabigol është shndërruar në cakun kryesor për shumë skuadra Evropiane
Sipas asaj që raporton ‘Eurosport’, Juventusi e Barcelona janë në një pozitë më të mirë si rivalët tjerë, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Santosit, Gabriel Barbosa i njohur ndryshe si Gabigol.
Për lojtarin në fjalë interesim kanë shprehur edhe Manchester City e Interi, por ‘Eurosport’ shkruan se destinacioni i 19 vjeçari mund të jetë Juve ose Barça.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Barcelona do të ofrojë deri në 20 milionë euro për brazilianin, derisa sot mediat italiane shkruajnë se Juve ka bërë gati 30 milionë euro për 19 vjeçarin, duke mposhtur në këtë rast katalunasit.
Megjithatë ende mbetet e paqartë se ku do të shkojë Gabigol, i cili javën e kaluar bëri të ditur se do të largohet nga Santosi. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img