21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kadrijaj: Deklaratat e Kurtit për Ivanoviqin janë pafytyrësi dhe krim ndaj historisë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka adresuar një mori kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në seancën e sotme të Kuvendit, në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetja opozitare tha se Kurti e ka sjell Kosovën në një vend jostabil për investime të huaja direkte.

Ajo përmendi edhe siç tha aferat korruptive që po e përcjellin Qeverinë Kurti, duke nënvizuar rastin e ambasadorit Berishaj, për të cilin tha se duhet hetim i plotë dhe shkarkim nga pozita e diplomatit të Kosovës në Kroaci.

“Si do të vijnë investitorët e huaj të investojnë kur vet kryeministri dhe qeveria, Kosovën e paraqesin dhe kanë bërë një vend destabilizues. Kishte qenë mirë kryeministri të na tregoj se cili është rezultati i deri tanishëm i këtyre ekskursioneve në botë dhe a ka rritje të huaja direkte. Ky fillim vit doli të jetë mjaft interesant, vetëm brenda një jave dy njerëz që Kurti iu besoj pozita të rëndësishme u kapën me ryshfet, por për këto raste Qeveria s’ka marrë asnjë masë, nuk ka shkarkuar asnjërin. Sa për dështimet dhe skandalet ministres së jashtme nuk ia vlen as t’i përmendim, pasi nuk na mjafton koha, por nuk mund të heshtim për aferën korruptive të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, i cili po del të jetë figurë e rëndësishme dhe paprekshme në këtë qeveri”, tha ajo.

Krahas kësaj, ajo tha se deklaratat e kryeministrit Kurti për ish politikanin serb të vrarë, Oliver Ivanoviq janë pafytyrësi dhe krim ndaj historisë dhe familjeve të viktimave të tij.

“Cilësimi i Ivanoqivit si person që punoi për një Kosovë shumë etnike është pafytyrësi dhe krim ndaj historisë dhe familjeve të viktimave”, përfundoi ajo./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img