7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Kallëzim penal mjekëve për vdekjen e 36-vjeçares

Në Prokurori është ngritur kallëzim penal për katër mjekë të QKUK-së për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe vrasje nga pakujdesia, shtatë muaj pas vdekjes së dyshimtë të pacientes 36-vjeçare, edukatores S. Fazlija, të cilës dyshohet se iu dha dozë e gabuar gjaku.
Ndaj katër mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është ngritur kallëzim penal nga sektori i hetimit të krimeve të rënda të Policisë së Kosovës, shkruan “Zëri”.
Kallëzimi penal iu është bërë mantelbardhëve të gjinekologjisë, anestezionit dhe neurologjisë pas shtatë muajsh nga vdekja e dyshimtë e 36-vjeçares nga Prishtina S. Fazlija, të cilës dyshohet se i është dhënë dozë e gabuar gjaku gjatë mjekimit në Klinikën e Gjinekologjisë.
Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka konfirmuar për “Zërin” se në Prokurori tashmë është ngritur kallëzim penal ndaj mjekëve V.Z., S.D., M.M. dhe B.Sh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img