7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

“Kam parë UFO tre net radhazi” – befason burri nga fshati Drelaj

Besnik Lajqi, një koleksionues nga Kosova, në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tregoi se ka parë UFO në Kosovë.

Lajqi i cili jeton në fshatin Drelaj të Rugovës gjithashtu tregoi për kërpudhën gjigante që kishte gjetur në këtë fshat dhe peshonte më shumë se 3 kilogram.

Ai tha se para shumë vitesh në këtë fshat kishte parë edhe UFO, dhe se mendoi se mos ishte ndonjë dhuratë nga ata.

“Unë para shumë vitesh në këtë fshat kam parë edhe UFO dhe mendova mos është ndonjë dhuratë nga UFO-t”.

“UFO-t i pashë në qiell, në bjeshkë dhe thirra policinë. Ushtarakët e NATO-s e panë filmimin. I kam parë  për tre net radhazi, ndonjëherë nga 10 dhe 20 minuta. I kam parë dhe në Bosnje dhe kështu mendova se mos është ndonjë dhuratë nga ata”, tha ai. /ABC NEWS/

VIDEO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img