5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kamenica kërkon ndihmë nga FSK-ja: Situata është emergjente!

Komuna e Kamenicës ka kërkuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës që tu dalë në ndihmë pas reshjeve të mëdha të borës, pasi që siç thuhet në këtë kërkesë, komuna është duke u përballur me një situatë emergjente, raporton GazetaBlic.com

Kjo komunë ka kërkaur nga FSK-ja që tu ndihmojë për zhbollokimin e rrugëve në disa fshatra, gjë të cilat nuk ka arritur t’i bëjë vet komuna, shkaku i shpenzimit të kapaciteteve të mundshme për hapjen e rrugëve.

“Situata më e rënduar është në Tugjec ( Pika Kufitare në Kapi) që është e bllokuar, Zajqeci, pastaj në Poliqkë, Marovc, Vriqec, dhe rrugët dytësore në shumicën e fshtrave të Kamenicës ku ka edhe banorë të sëmurë”, thuhet në kërkesë.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë kërkesën e Komunës së Kamenicës, drejtuar FSK-së:

Kerkese nga Komuna e Kamenices

Forcës së Sigurisë së Kosovës
z. Haki Xhemajli, Komandant i Batalionit të parë në Rajonin e Gjilanit

Kërkesë

Kërkojmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që të na dalë në ndihmë pas reshjeve të mëdha të borës në Komunën e Kamenicës.

Komuna e Kamenicës po përballet me një situatë emergjente ku shumicca e rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj komune janë të bllokuara nga reshjet dhe orteqet e borës të krijuara nga erërat.

Situata më e rënduar është në Tugjec ( Pika Kufitare në Kapi) që është e bllokuar, Zajqeci, pastaj në Poliqkë, Marovc, Vriqec, dhe rrugët dytësore në shumicën e fshtrave të Kamenicës ku ka edhe banorë të sëmurë.

Ndihma Juaj do të ishte e mirëseardhur për Komunën Tonë, me mjete të rënda motorike.

Ne si komunë kemi hargjuar të gjitha kapacitetet e mundshme për hapjen e rrugëve. Kompania e kontraktuar nga Ministria është në teren, gjithashtu edhe kompanitë e tjera private të angazhuara nga Komuna e Kamenicës.

Për informata të tjera ju lusim që të na kontaktoni 24 orë në ditë në telefonin 044 231 212 – Faik Rexhepaj – Drejtor i Mbrojtjes dhe Shpetimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img