7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kaos i plotë në policinë gjermane: Kë ta arrestojnë tash?

Policia gjermane ka hyrë në qorrsokak – personi i dyshuar për sulmin në Berlin ndoshta nuk ka kurrëfar lidhje me këtë.

Siç ka thënë shefi i policisë federale, Holger Minh, policia ka arrestuar një person, pir nuk e di nëse është pikërisht ai që ka drejtuar kamionin i cili la të vdekur 11 njerëz.
Në mesin e viktimave është edhe shoferi i “vërtetë” i kamionit, shtetasi polak trupi i të cilit është gjetur në karrigen anash shoferit, transmeton lajmi.net.
Ai ka qenë i vrarë me plumb nga revolja, mirëpo ajo armë nuk është gjetur.
“Nuk e dimë e ekziston vetëm një kryerës. Nuk kemi gjetur armë dhe kjo na thotë që në vend ende të mbajmë gjendje të alarmit. Hetuesit tanë janë në terren, po tentojnë të vijnë në përfundim nëse duhen bërë arrestime të reja”, ka thënë Minh.
Sipas fjalëve të shefit të ekipit hetues, Peter Frank, qëllimi terrorist edhe më tej mbetet vetëm në tentim në bazë të “modus operandia” dhe i ngjashëm më tragjedinë që ka ndodhur këtë vit në qytetin Nicë të Francës.
Reporteri i gazetës “Welt”, i cili ka publikuar raportin se policia ka arrestuar personin e gabuar, Michael Berent, thotë se hetuesit janë tërësisht të hutuar.
“Policia nuk e ka idenë së kë e kërkon. Ata kanë arrestuar një person. Nuk ka as armë, as gjurmë të ADN-së”, ka thënë Berent.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img