17.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Kaosi i shkaktuar nga mungesa e derivateve në Britani, qytetarët përdorin edhe thikat për “disa pika karburant”

Një pasagjer i një makine nxori një thikë duke sulmuar një shofer i cili dyshohet se ishte përpjekur të kalonte radhën në një pompë derivatesh në Londër, në krizën e vazhdueshme të karburantit, thotë një dëshmitar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shoferi, duke drejtuar një Citroen blu, thuhet se ishte “futur në radhë” në juglindje të Londrës, kur ai u sfidua nga një pasagjer që rrinte në radhë me një makinë tjetër.

Shoferët e tjerë qëndruan brenda makinave të tyre ndërsa burri iu afrua makinës duke nxjerrë një thikë, të hënën pasdite.

Burri dyshohet se pohonte se kishte qenë në radhë për benzinë që nga ora 8 e mëngjesit.

Një incident i tillë vjen pasi shitësit me pakicë thanë se deri në 90 për qind të pikave të tyre brenda dhe rreth Londrës ishin pa benzinë dhe naftë pas një rritjeje gjashtëfish të kërkesës nga shoferët gjatë fundjavës.

Stefan Silva, 29 vjeç, një inxhinier nga Kent, ishte në mesin e shoferëve që ishin dëshmitarë të kaosit të zhvilluar në Welling.

Silva tha se burri që mbante një thikë u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë.

“Ai kishte thikën në dorën e tij dhe unë e thirra”, tha ai. “Unë i thashë ‘nuk ia vlen të godasësh dikë duke u përpjekur për të marrë pak karburant’”. “Unë e qetësova dhe kjo ishte e tëra”.

Policia konfirmoi se oficerët u thirrën në raportet e një shqetësimi që përfshiu dy shoferë jashtë një pompe me benzinë në Bellegrove Road në orën 2.37 pasdite.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img