12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Kapen duke luajtur bixhoz, dërgohen në mbajtje tre persona në Ferizaj

Mbrëmë policia në Ferizaj ka hasur në një kafiteri ku persona po ushtronin aktivitet të paligjshëm të bixhozit.

Në kafiterin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pajisje tabletë, shtatë paketime të letrave të bixhozit dhe 2,639 euro janë sekuestruar.

“Të gjithë personat janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 55 vjeçar, A.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe R.F(M/K) i moshës 35 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dhjetë (10) personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për procedura tjera hetimore. Rasti është cilësuar “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img